Site icon Telegrafi

Zbulohet arsyeja pse Pixel 4 i Google nuk ka 5G

U përfol se Google mund të lansonte një telefon 5G Pixel këtë vit, por kur u publikuan Pixel 4 dhe Pixel 4 XL, nuk u përmend fare 5G. 

 

Kjo ka bërë që disa të bëjnë pyetje për miratimin e teknologjisë nga Google dhe rezulton se Google ka një arsye mjaft të mirë.

 

Duke folur me PCMag, VP-ja i Google për menaxhimin e produktit, Brian Rakowski, u citua të thoshte: “Do të arrijmë atje, por tani nuk është koha e duhur për të prodhuar një telefon 5G. Mbulimi 5G në treg nuk është gjerësisht i disponueshëm në vende të mjaftueshme që përdoruesit të përfitojnë prej tij – [dhe] nga një perspektivë harduerike – është akoma teknologji e ‘papjekur’.”

 

Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që Google nuk do ta adaptojë atë. Rakowski shton se “Ka punë për të bërë. Ne po e ndjekim nga afër zhvillimin dhe do të sjellim një telefon kur të ndjehemi sikur është një kohë e mirë për përdoruesit, por tani nuk është koha.”

 

Kjo duket se është e ngjashme me atë që po bën edhe Apple, duke mos lansuar iPhone 5G për momentin, megjithëse kemi dëgjuar që mund të vijë në vitin 2020. /Telegrafi/

 

Exit mobile version