Site icon Telegrafi

Zbulohet arsyeja pse nuk po kompletohet transferimi i Pavard te Interi

Benjamin Pavard ka një marrëveshje me Interin për tu transferuar te gjiganti italian.

Madje ka një marrëveshje edhe mes dy klubeve Interit dhe Bayern Munichut për çmimin e mbrojtësit francez.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë ka pranuar ofertën e Interit prej 32 milionë eurove për ta lënë të lirë Pavardin të transferohet në Serie A.

Lexo po ashtu Interi ka besim në marrëveshjen për transferimin e Pavardit

Mirëpo transferimi ende nuk është zyrtarizuar, pasi është mësuar arsyeja pse po vonohet një gjë e tillë.

Gazzetta dello Sport ka raportuar se është trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel që ka bllokuar gjithçka.

Lexo po ashtu Arrihet marrëveshja mes Interit dhe Bayernit për Pavard

Tekniku gjerman i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se dëshiron të vije një mbrojtës tjetër para se të lejoj largimin e Pavard.

Gjithsesi transferimi i francezit në Giuseppe Meazza nuk do të dështoj, pasi te Bayerni janë duke punuar për afrimin e një mbrojtësi të ri dhe pastaj Pavard do të zyrtarizohet si lojtar i ri i Interit. /Telegrafi/

Exit mobile version