Site icon Telegrafi

Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

Të premten e ardhshme, Barcelona do të festojë 125-vjetorin e krijimit të klubit. Me këtë rast do të mbahet një mbrëmje gala dhe pritshmëritë janë që do të marrin pjesë ikona të shumta të blaugranasve.

Sidoqoftë, është konfirmuar tani se lojtari më i mirë në histori të Barcelonës nuk do të marrë pjesë në këtë mbrëmje.

Sipas mediumit Relevo, Lionel Messi ka vendosur që ta refuzojë mundësinë për të qenë pjesëmarrës, pavarësisht se është në dispozicion për ta bërë këtë pasi Inter Miami u eliminua nga ‘play-off-i’ i MLS më herët këtë muaj.

Pas humbjes së Inter Miamit ndaj Atlanta United, Messit iu dhurua mundësia që të fluturonte në Spanjë për të marrë pjesë në ceremoni.

Lexo po ashtu “Është spektakolare”, Messi flet i ngazëllyer për Barcelonën e Hansi Flickut

Megjithatë, ai ka refuzuar ta bëjë këtë me raportin që shton se raportet e tij të ftohta me zyrtarët e klubit ka qenë faktori kryesor i këtij vendimi.

Në vend të kësaj, legjenda argjentinase pritet që të incizojë një video-mesazh i cili do të shfaqet në një ekran të madh gjatë mbrëmjes./Telegrafi/

Exit mobile version