Telegrafi

Zbulohet arsyeja pse Liverpooli do të luaj me fanellën e tretë ndaj Arsenalit

Liverpool do të veshë fanellën e tretë kundër Arsenalit në ndeshjen e ardhshme të raundit të tretë të Kupës FA.

Normalisht, kjo fanellë ngjyrë vjollce është e rezervuar për ndeshjet evropiane jashtë fushe dhe do të vishet në Ligën e Evropës këtë sezon.

Liverpool mund të kishte veshur fanellën e tyre të parë kundër Arsenalit, por ka vendosur kundër.

The Reds do të veshin fanellën e tretë si shenjë respekti për mbështetjen e treguar për fushatën e Gunners ‘No More Red’.

Lexo po ashtu Rrjedhin fotografitë e tri fanellave të Liverpoolit për sezonin 2024/25

Kjo fushatë synon t’i mbajë të rinjtë të sigurt nga krimet me thikë, të cilat janë kthyer në një problem madhor në Britaninë e Madhe.

Arsenali gjithashtu do të veshë një fanellë krejt të bardhë për ndeshjen, duke hequr dorë për herë të parë fanellën e tyre tradicionale kuqebardh.

Liverpool do të synojë të hakmerret ndaj Topçinjve për barazimin zhgënjyes 1-1 në Anfield dhe të marrë një fitore të madhe në ndeshjen e FA Cup. /Telegrafi/