Liverpool do të veshë fanellën e tretë kundër Arsenalit në ndeshjen e ardhshme të raundit të tretë të Kupës FA.
Normalisht, kjo fanellë ngjyrë vjollce është e rezervuar për ndeshjet evropiane jashtë fushe dhe do të vishet në Ligën e Evropës këtë sezon.
Liverpool mund të kishte veshur fanellën e tyre të parë kundër Arsenalit, por ka vendosur kundër.
The Reds do të veshin fanellën e tretë si shenjë respekti për mbështetjen e treguar për fushatën e Gunners ‘No More Red’.
Kjo fushatë synon t’i mbajë të rinjtë të sigurt nga krimet me thikë, të cilat janë kthyer në një problem madhor në Britaninë e Madhe.
Arsenali gjithashtu do të veshë një fanellë krejt të bardhë për ndeshjen, duke hequr dorë për herë të parë fanellën e tyre tradicionale kuqebardh.
Liverpool do të synojë të hakmerret ndaj Topçinjve për barazimin zhgënjyes 1-1 në Anfield dhe të marrë një fitore të madhe në ndeshjen e FA Cup. /Telegrafi/