Telegrafi

Zbulohet arsyeja përse Gashi e “refuzoi” Kombëtaren, por a do të mungojë edhe kundër Izraelit

Shkëlzen Gashi nuk është grumbulluar me Kombëtaren shqiptare me kërkesë të klubit amerikan, Colorado Rapids

Shkëlzen Gashi nuk u ftua nga trajneri Gianni De Biazi në dy ndeshjet e fundit me Lihtenshtajnin dhe Spanjën, ndërkohë që në medie u shkrua se ka pasur edhe një “fërkim” mes sulmuesit dhe strategut italian.

Por, sipas “Sport Ekspres” klubi amerikan i Colorados, i ka kërkuar sulmuesit të mos udhëtojë drejt Shqipërisë në përballjet e tetorit, pasi kishin ndeshje të rëndësishme.

Gashi duket se e ka pranuar kërkesën e klubit amerikan, dhe pritet që të mos udhëtojë në Shqipëri edhe për ndeshjen me Izraelin, pasi kampionati për Coloradon ka hyrë në një fazë shumë të rëndësishme në këto momente.