Shkëlzen Gashi nuk është grumbulluar me Kombëtaren shqiptare me kërkesë të klubit amerikan, Colorado Rapids
Shkëlzen Gashi nuk u ftua nga trajneri Gianni De Biazi në dy ndeshjet e fundit me Lihtenshtajnin dhe Spanjën, ndërkohë që në medie u shkrua se ka pasur edhe një “fërkim” mes sulmuesit dhe strategut italian.
Por, sipas “Sport Ekspres” klubi amerikan i Colorados, i ka kërkuar sulmuesit të mos udhëtojë drejt Shqipërisë në përballjet e tetorit, pasi kishin ndeshje të rëndësishme.
Gashi duket se e ka pranuar kërkesën e klubit amerikan, dhe pritet që të mos udhëtojë në Shqipëri edhe për ndeshjen me Izraelin, pasi kampionati për Coloradon ka hyrë në një fazë shumë të rëndësishme në këto momente.