Site icon Telegrafi

Zbulohet arsyeja e vërtetë se pse Kim Kardashian mungoi në festat pas Met Gala

Kim Kardashian është vënë re dukshëm se nuk është shfaqur në festat që u organizuan pas Met Gala 2024.

Ylli televiziv, 43 vjeçe, pavarësisht se mungoi në festat – nuk është lënë anash pa u komentuar për belin e hollë që edhe këtë vit tërhoqi vëmendje në ngjarjen e madhe të modës.

Vogue ndërkohë kishte ndarë një video të Kim-it duke ‘luftuar’ për të marrë frymë ndërsa përgatitej për natën më të madhe të modës.

Por përfundimisht veshja nuk ishte ajo që e pengoi atë të merrte pjesë në ndejat e tjera dhe ylli humbi këto raste sepse mendon se nuk është një gjë që i bën përshtypje.

Kim udhëtoi direkt në Evropë pasi do të merrte pjesë në Festivalin ‘OMR 2024’ në Hamburg, Gjermani, më 7 dhe 8 maj.

Lexo po ashtu Kim Kardashian trondit sërish me korse të ngushtë dhe fustan të tejdukshëm në Met Gala 2024

“Unë shkova nga atje në aeroplan”, shpjegoi Kim. “Fjeta në aeroplan dhe ja ku jam”.

Ajo shtoi se festat nuk janë për të, duke theksuar: “Ishte vërtet mirë të mos shkoja në të gjitha ahengjet. Nuk është në të vërtetë puna ime të dal, kështu që ishte justifikimi i përsosur, sepse doja shumë të vija këtu”.

Duke dëshmuar se me të vërtetë mund t’i bëjë të gjitha, Kim mbërriti në Hamburg në orën 15:00 të së martës, pasi eci në tapetin e kuq rreth orës 19:00 me orën e New Yorkut të hënën në mbrëmje.

Gjermania është gjashtë orë përpara New Yorkut duke bërë dy paraqitjet e saj me vetëm 13 orë diferencë.

Koha e fluturimit nga New Yorku në Hamburg është rreth nëntë orë. /Telegrafi/

Exit mobile version