Site icon Telegrafi

Zbulohet arsyeja e vërtetë përse Donjeta dhe Damiano u larguan nga “Big Brother”

Damiano dhe Donjeta ishin një çift i ri që u futën brenda shtëpisë së BB javën e shkuar por që ditën e djeshme, siç u dha në media, ishte Donjeta ajo që kërkoi të largohej bashkë me partnerin e saj nga shtëpia, për shkak se nuk qëndronte dot më e mbyllur.

Me qetësinë më të madhe e ka pranuar Damiano këtë vendim të vajzës, edhe pse vetë kishte punuar fort për të arritur deri në këtë pikë të spektaklit. Me një dominancë ndaj gjithë çifteve të tjera, disi e dyshimtë ishte arsyeja dhe vendimi i Donjetës.

Lexo po ashtu Momenti i largimit të çiftit Donjeta dhe ­Damiano, si e komentuan banorët (Video)

Të shumtë janë ata që mendojnë se kjo është thjesht një lojë, ndërsa një burim i “Joq”pranë shtëpisë së “Big Brother” shprehet se e vërteta është krejt ndryshe. Çifti nuk la shtëpinë për shkak të problemeve të Donjetës, por si pasojë e një penalizimi.

Ata nuk u puthën në buzë në lojën “Kiss” dhe sipas “Joq” kjo ishte dhe arsyeja që ata u përjashtuan nga shtëpia.

Exit mobile version