Lionel Messi ka fituar për herë të tetë në karrierën e tij Topin e Artë, teksa ka mposhtur në konkurrencë yllin norvegjez Erling Haaland.
Një çmim shumë të rëndësishëm e ka fituar edhe Jude Bellingham, ku mesfushori anglez fitoi ‘Kopa Trophy’, apo ndryshe konsiderohet si ‘Topi i Artë’ për futbollistët e rinj.
Edhe për këtë çmim votojnë kapitenë e kombëtareve, derisa janë zbuluar edhe votat e Lionel Messit.
Megjithatë gjeniu argjentinas nuk e ka pasur të parin në listë mesfushorin e Real Madridit, për këtë trofe.
Messi në vend të parë e ka votuar yllin gjerman Jamal Musialan, me të cilin kishin shkëmbyer edhe fanellat pas duelit PSG- Bayern Munich.
💫 Lionel Messi’s votes for the Kopa Trophy 2023 — Best Talent of the Year.
🥇 Musiala
🥈 Pedri
🥉 Bellingham pic.twitter.com/mgeAS7vO6e— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 3, 2023
Në pozitën e dytë ylli argjentinas i dha pikët ish-bashkëlojtarit të tij te Barcelona, Pedri.
Ndërkohë në vendin e tretë Messi e vendosi mesfushori anglez Jude Bellingham. /Telegrafi/