LeBron James dhe Kevin Durant janë zgjedhur si kapitenë për ekipet e Lindjes dhe Perëndimit në ndeshjen e njohur si “All-Star” që pritet të zhvillohet në muajin shkurt.
NBA All-Stars pritet të zhvillohet të dielën më 20 shkurt me LeBron James dhe Kevin Durant të zgjedhur si kapiten për ekipet respektive.
Edhe pse Durant ka të ngjarë të humbasë ndeshjen sepse ai është ende duke u rikuperuar nga lëndimi i tij, ai ishte ende i ftuar si kapiten i Konferencës Lindore dhe ndoshta do të marrë pjesë në lojë për mbështetje emocionale.
Ende nuk ka asnjë konfirmim se cili lojtar do të zëvendësojë Durant në këtë lojë si titullar, por ka të ngjarë të marrim informacione të reja diku përpara ndeshjes.
Brenda ekipit të Lindjes, katër lojtarët e tjerë të përzgjedhur janë Trae Young i Atlanta Falcons, Joel Embiid i Philadelphia 76ers, DeMar DeRozan i Chicago Bulls dhe Giannis Antetokounmpo i Milwaukee Bucks, me grekun që pritet të jetë zëvendësuesi i Durant brenda fushës pasi ai ishte lojtari i dytë më i votuar nga Lindja.
LeBron James bën sërish histori në NBA
Brenda ekipit të Perëndimit, LeBron James kryeson një listë mbresëlënëse me një surprizë si titullar.
Krahas ‘Mbretit’ kemi Stephen Curry të Golden State Warriors, Ja Morant të Memphis Grizzlies, Nikola Jokic të Denver Nuggets dhe Andrew Wiggins të Golden State Warriors që është surpriza më e madhe.
LeBron James has been selected to the All-Star Game for the 18th consecutive season, tying Kobe Bryant for the longest streak in NBA history. pic.twitter.com/hvYoXK6h7A
— ESPN Stats & Info (@ESPNStatsInfo) January 28, 2022
Por, nga të gjithë këta lojtarë, James bëri histori edhe një herë me një rekord që është pothuajse e pamundur të mposhtet nga dikush. Ylli më i madh i Lakers u bë lojtari i dytë që u zgjodh 18 herë radhazi për ndeshjen “All-Star”.
Ai sapo barazoi rekordin e Kobe Bryant dhe ka të ngjarë ta mposht atë sezonin e ardhshëm. Nuk do të shohim kurrë diçka të tillë dhe LeBron ndoshta do të vazhdojë të luajë edhe për disa vite të tjera, që do të thotë se do të lërë rekordin edhe më lart se ky. /Telegrafi/