Telegrafi

Zbulohen të gjitha specifikat e Xiaomi 12 Lite

Xiaomi tashmë ka prezantuar tre anëtarët e rinj të familje së telefonave të mençur – e së fundmi ka prezantuar edhe modelin më të kërkuar dhe njëherit anëtarin e katërt.

Deri më tani në Xiaomi kanë arritur modelet Xiaomi 12, 12 Pro dhe 12X, megjithatë kjo familje e telefonave të mençur do të rritet, transmeton Telegrafi.

Pritet të shfaqen edhe modelet Xiaomi 12 Ultra, i pasuar nga Xiaomi 12 Lite për të cilin është folur shumë nëpër forume.

Ashtu siç flet edhe emri i tij, kjo pajisje do të jetë pasuese e modelit të kaluar Mi 11 Lite 5G dhe Mi 11 Lite 5G NE, por nuk duhet pritur ndonjë përmirësim.

Renderët e mëparshëm kanë paralajmëruar dizajnin siç e kishte Xiaomi 12. Përveç kësaj, ekrani 6.65 FHD+ AMOLED do të ketë frekuencë freskimi prej 120 Hz, e kjo është një rritje në raport me 90 Hz që ishte tek modeli Mi 11 Lite 5G NE.

Bateria është gjithashtu më e madhe, kështu kapaciteti i saj është 4.500 mAh dhe përkrahet nga mbushësi i shpejtë 67 W, derisa modelet e kaluara kishin bateri prej 4.250 mAh me mbushës 33 W.

Xiaomi 12 Lite në thelb është Xiaomi 11 Lite 5G NE me të njëjtin procesor Snapdragon 778 me 6 apo 8 GB RAM, 128 apo 256 GB memorie të brendshme dhe me kamerën kryesore prej 64 MP.

Xiaomi 12 Lite do të përdor sistemin operativ Android 12 me interfejsin MIUI 13. /Telegrafi/