Charles De Ketelaere mund të bëjë debutimin e tij me Milanin sot (e shtunë) në miqësoren kundër Vicenzas, por detajet po dalin ende në lidhje me bonuset në transferimin e belgut nga Club Brugge.
Reprezentuesi 21-vjeçar i Belgjikës është në stol në Stadio Romeo Menti këtë mbrëmje, pasi ndeshja fillon në orën 19:00 me kohën tonë lokale.
Të gjithë sytë do të jenë te De Ketelaere, i cili më në fund bëri lëvizjen pas disa muajsh negociatash të tensionuara dhe specifikat e marrëveshjes janë ende duke u diskutuar.
Transferimi i lojtarit besohet të jetë me vlerë 32 milionë euro plus 3 milionë euro bonuse dhe 12.5 për qind të çdo tarife transferimi të ardhshëm.
Sipas mediumit Nieuwsblad në Belgjikë, Milani do t’i detyrohet Club Brugget me nga 1 milion euro për secilin nga pesë vitet e kontratës së tij që ata kualifikohen në Ligën e Kampionëve apo një shumë të reduktuar në 500 mijë euro nëse është luajnë në Ligën e Evropës.
Megjithatë, ka një kufi për bonuset e vendosur në tre milionë euro, prandaj kjo është arsyeja pse bonuset u konsideruan si ‘të lehta për t’u arritur’.
Als Milan drie keer in de top 4 eindigt in de Serie A, heeft #clubbrugge de 3 miljoen euro aan bonussen al beet. https://t.co/jeX3aZ5iKd
— David Van den Broeck (@david_vdb) August 6, 2022
Zakonisht, bonuset e lidhura me performancën mund të lidhen me fitimin e trofeve ose një numër të caktuar golash të shënuar, dhe ato përfshihen gjithashtu në kontratën e De Ketelaere.
Në thelb, Club Brugget i garantohet praktikisht shuma e plotë prej 35 milionë euro. /Telegrafi/