E dimë se jeta dashurie e sensacionit të popit Rita Ora ishte e përkryer vitin e kaluar teksa ajo u martua me regjisorin, Taika Waititi – por duket se asaj njëjtë i ka ecur edhe në bankë.
The Sun ka zbuluar se krijuesja e hitit “Hot Right Now” grumbulloi pothuajse 12 milionë funte në fitime (13.6 milionë euro).
Ora , e cila u martua me regjisoren e Zelandës së Re në një ceremoni private në Londër gjatë verës, publikoi llogaritë për dy kompanitë e saj, Ora Multi Services Ltd dhe Ora Live Ltd, të cilat mbulojnë muzikën, shfaqjet dhe punën e saj televizive.
Dhe shifrat tregojnë se ajo fitoi 11,879,350 funte apo 13.491.933.33 euro.
Ajo kishte asete prej 7,298,316 funte (8.2 milionë euro) në Ora Multi Services Ltd, të cilën e themeloi në maj 2009, për periudhën deri në prill 2022.
Ora Live Ltd, e themeluar pesë vjet më vonë, ka asete prej 4,581,034 funte (5.2 milionë euro) duke dhënë një total të kombinuar prej 11,879,350 funte (13.4 milionë euro).
Pavarësisht se pagoi një tarifë të kombinuar prej 4,075,189 funte (4.6 milionë euro) në taksa dhe kosto të tjera midis të dy firmave, Ora, e cila mburret me 16.1 milionë ndjekës në Instagram, kishte ende 7,804,161 funte (9.4 milionë euro) të mbetura në bizneset e saj për vitin.
Përveçse aktualisht është në ekran si gjyqtare në serinë e katërt të “The Masked Singer” të ITV-së, Rita ka rindërtuar karrierën e saj pas thyerjes së rregullave për festën e ditëlindjes së saj gjatë karantinës nga COVID-19 në vitin 2020.
Dhe pas lansimit të veshjeve së saj të fitnesit vjeshtën e kaluar, ajo tani po përgatitet të publikojë muzikë të re, duke njoftuar një këngë surprizë, “You Only Love Me”.
Në tetor, Rita – e cila ndau këto foto seksi në Instagram gjatë një pushimi në plazh – zbuloi se kishte përfunduar albumin e saj të tretë pasi mendoi nëse do të hiqte dorë nga këndimi.
“Kam ndjerë dëshirën për të lënë. Dhe thashë: ‘A ia vlen kjo? Çfarë po bëj?’. Ndërsa u bëra më e famshme, kuptova që njerëzit inspirohen. Bëhesh model dhe ndonjëherë nuk je gati sepse ke dashur vetëm të bësh muzikë”, kishte deklaruar Rita.
“Tani jeni duke u ndjekur nga miliona njerëz. Pra, psikologjikisht është vërtet intensive. Duhet të qëndroni besnik ndaj miqve tuaj që i njihni prej vitesh”, ishte shprehur Ora.
E pyetur se për çfarë po punonte gjatë vizitës në vendlindjen e familjes së saj në Shqipëri, ajo tha: “Një album i ri. Do të jetë e mrekullueshme. Më shumë muzikë dhe një film. Ëndrra ime është t’u tregoj të gjithëve se ju mund të bëni më shumë se një gjë”.
“Mund të jesh muzikant, aktor, kërcimtar, nënë, hallë në të njëjtën kohë. Unë dua të përpiqem të bëj gjithçka. Tani jam mbi 30 vjeç, është koha që t’i bëj këto”, kishte thënë artistja. /Telegrafi/