Deutsche Welle ka zbuluar skandale të reja në ndërtimin e rrugës Shtip-Milladinovci, gjegjësisht siç shkruajnë, qeveria e kaluar ka nënshkruar marrëveshje për lëshime, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me iniciale nga dy ish-ministra, kinezët kanë kërkuar nga qeveria aneks të marrëveshjes për rrugën Shtip-Milladinovci, që ndërtimi i këtij seksioni do të gëlltisë ekstra milionë dhe do të vonohet të paktën një vit.
“Nga ajo që deri tani kemi vërtetuar është se qeveria e kaluar ka nënshkruar marrëveshje që merr përgjegjësi për të gjitha lëshimet. Kjo praktikihst do të thotë se ne si shtet marrim përgjegjësinë e vonimit dhe lëshimeve të bëra. Bëhet fjalë për detaje teknike, në shumë pozicione. Marrëveshjen e ka nënshkruar ish-zv.kryeministri për çështje ekonomike, ministri për transport dhe lidhej dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore”, shkruan Deutsche Welle.
Për ta lexuar më shumë nga ajo që ka zbuluar Deutsche Welle klikoni këtu./Telegrafi/