Të tjera detaje janë zbuluar për Armelën, banoren e ‘Big Brother Albania 9’ e cila ka tërhequr mjaft vëmendje në këtë edicion.
‘Xing.al’ zbuloi ditën e sotme se brunia simpatike kishte marrë pjesë në ‘Miss Universe Albania 2016’, ndërsa ‘Blitz’ shkruan se miq të saj kanë deklaruar që Armela ka jetuar disa kohë në Amsterdam si hostess (mikpritëse e cila shoqëron klientët ose personat që kanë rezervuar në tavolinat e tyre për të shmangur rrëmujën).
Armela u detyrua të heqë dorë nga kjo punë për shkak të xhelozisë së të dashurit, edhe pse sipas miqve ajo nuk ka një gjendje të mirë ekonomike.
Në shtëpinë e famshme, banoren e shohim me rroba firmato ose të paktën imitime të mira.