Site icon Telegrafi

Zbulohen prioritetet e Milanit për afatin e janarit

Milani thuhet se nuk po nxiton për të diskutuar lëvizjet e përhershme të Diogo Dalot dhe Brahim Diaz pasi përparësia e Rossonerëve në janar është të nënshkruajë një qendërmbrojtës të ri.

Mbrojtësi portugez dhe mesfushori-sulmues spanjoll u bashkuan me Rossonerët në një marrëveshje huazimi në afatin kalimtar të verës.

Marrëveshjet me Manchester United dhe Real Madrid erdhën me premtimin për të diskutuar lëvizjet e mundshme të përhershme të lojtarëve në sezonin 2021-22.

Megjithatë, sipas La Gazzetta dello Sport,  Milani nuk do të diskutojë për të ardhmen e tyre në muajt e ardhshëm.

Rossonerët duan të bëjnë lëvizjet e të dy lojtarëve të përhershme, por do të fillojnë negociatat vetëm në pranverë.

Lexo po ashtu Milani përgatit ofertë për mbrojtësin turk Ozan Kabak

Prioriteti i klubit është të nënshkruajë një mbrojtës të ri në afatin e janarit dhe Ozan Kabak i Schalkes  kryeson agjendën e transferimeve të Milanit.

Kabak pëlqehet që një kohë të gjatë nga drejtuesit e klubit dhe në janar do të ketë tentativa konkretet për transferimin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version