Telegrafi

Zbulohen prapaskenat nga dita e fundit e afatit kalimtar veror, Liverpoolit iu refuzuan 100 milionë euro nga Real Madridi për Valverden

Federico Valverde është njëri nga futbollistët e rinj më të mirë në botë dhe ai tani e disa vite po luan me plot sukses me Real Madridin.

Mesfushori uruguaian iu bashkua ekipit të dytë të Real Madridit në verën e vitit 2016 nga Penarol për pesë milionë euro, derisa nga 2018 është pjesë e rregullt e ekipit të parë.

Që katër vite Valverde ka dhënë kontribut jashtëzakonisht të madh te Los Blancos, me gola asistime e ndeshje fantastike të zhvilluara.

Real Madridi ka mundur të fitoj 100 milionë euro nga shitja e tij, por e ka refuzuar një ofertë të rëndësishme në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.

Gazeta spanjolle AS ka zbuluar prapaskenat e ditës së fundit të afatit kalimtar, kur Liverpool ofroi shumën e 100 milionë eurove për shërbimet e Valverdes.

Megjithatë përgjigja e Real Madridit ka qenë e menjëhershme duke refuzuar atë ofertë, pasi Valverde nuk është në shitje.

24-vjeçari ka kontratë me Realin deri në verën e vitit 2027 dhe ia ka theksuar shpesh herë se dëshiron të bëhet një legjendë e madrilenëve.

Valverde këtë edicion ka zhvulluar shtatë ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar dy gola e ka asistuar në dy të tjerë. /Telegrafi/