Oleksandr Usyk doli fitues në meçin ndaj Tyson Furyt që u zhvillua në Riad të Arabisë Saudite, duke arritur që fitoren ta marrë me vendim të ndarë të gjyqtarëve.
Ukrainasi e nisi me një ritëm të ngadaltë në dy raundet e para, me Furyn që u mundua të marrë kontrollin në ring.
Por, Usyk u rikthye dhe fitoi një numër raundesh për të marrë fitoren, duke zbuluar se gjithçka që ai duhet të bëjë është të evitojë një nokaut për të siguruar fitoren pas raundit final.
Manuel Oliver Palermo nga Spanja, Craig Metcalfe nga Kanada dhe Mike Fitzgerald nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishin gjyqtarët e këtij takimi, pikët e të cilëve tashmë janë mësuar.
Që të tre gjyqtarët i dhuruan raundin e parë Usykut, para se Palermo dhe Metcalfe t’i dhurojnë të dytin Furyt, me Usyk që fitoi me rezultat 10- 9 sipas Fitzgerald.
Palermo ia dhuroi të tretin dhe të katërtin Usykut, para se i pesti, i gjashti dhe i shtati t’i dhuroheshin Furyt teksa ai filloi të dominonte.
Metcalfe në ndërkohë, i dhuroi këto tri raunde Usykut, pastaj nga i katërti deri në të shtatin e favorizoi Furyn, me Fitzgerald që i dhuroi raundin e tretë deri në të shtatin Furyt.
Usyk më pas fitoi katër raundet e ardhshme të gjyqtarit spanjoll, duke përfshirë raundin e nëntë që e përmbylli me rezultat 10-8.
Palermo eventualisht ia dhuroi Usykut fitoren me rezultat të përgjithshëm 115-112./Telegrafi/