Pallati i Kensingtonit zbuloi pamjen e parë të tortës madhështore të dasmës mbretërore të Princit Harry dhe Meghan Markle.
Pjekjet përfundimtare të tortës u bën në Kështjellën Wisdor të shtunën në mëngjes.
Ëmbëlsira e dasmës është prezantuar përmes disa fotografive në rrjetet sociale, dhe është gati për shijim nga të ftuarit.
Torta përbëhet nga shtresa të shumëfishta, të cilat janë të zbukuruara me shumë lule. Ajo është përgatitur nga kuzhinierja e njohur Ptak.
Për përgatitjen e kësaj torte janë shpenzuar: 200 limona (nga Bregu i Amalfi, i vetmi lloj që përdor Ptak në furrë), 500 vezë organike nga Suffolk, 20 kilogramë gjalpë , 20 kilogramë miell, 20 kilogramë sheqer, dhe 10 shishe me pluhur të lëngshëm.
Llogaria Twitter e Familjes Mbretërore ka publikuar edhe një video të kuzhinieres Ptak, teksa përgatiste tortën.
🎥 Watch as baker Claire Ptak begins work on the #RoyalWedding Cake! pic.twitter.com/OTdcF9hc0a
— The Royal Family (@RoyalFamily) May 18, 2018
“Torta ka një lëngë limoni të Amalfit, dhe më pas ka një gjalpë zvicerane me lulelakër”, ka treguar bukëpjekësja.
Asaj iu dha shtresa e fundit në Kështjellën Wisdor, ku edhe u bë rregullimi i saj me krem dhe lule të freskëta sipër. /Telegrafi/