Telegrafi

Zbulohen pamjet e të dyshuarve që grabiten Kim Kardashianin (Foto)

Policia franceze bëri të ditur se rreth 16 persona aktualisht janë të dyshuar si autorë të rrëmbimit dhe grabitjes së Kim Kardashian.

Tre prej tyre janë femra ndërsa dy të tjerë janë konfirmuar si grabitës me përvojë.

DailyMail shkruan se pavarësisht metodave të përdorura nga policia, ata kanë arritur të gjejnë shenja ADN-je në një copëz litari, i cili ishte shfrytëzuar për të lidhur Kimin.

Shumë nga të dyshuarit janë shoqëruar në rajonin e policisë ndërkohë para pak orësh kanë dalë edhe pamjet e disa prej të arrestuarve. /Telegrafi/