Telegrafi

Zbulohen pagat e Marina dhe Luana Vjollcës, shifra befasuese?

Marina dhe Luana Vjollca janë dy nga moderatoret seksi të cilat prej vitesh punojnë në “Top Channel”.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë informacion se sa mund të paguhen bukuroshet, por duke parë jetën të cilën ato e pasqyrojnë në rrjetet sociale, është dhënë përshtypja se rroga e vajzave është mjaft e lartë.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare (Foto/Video)

Por sipas një lajmi të publikuar nga faqja “Jeta osh qef” dhe bazuar në informacionet e tyre, thuhet se rroga e Marinës është 500 mijë lekë të vjetra (380 euro), ndërsa e Luanës 810 mijë lekë të vjetra (615 euro).

Marina drejton emisionin “Procesi Sportiv”, kurse Luana është fytyra e emisionit “E Diell”.

Marina aktualisht është në lidhje me Getoar Selimin, kurse Luana besohet të jetë ‘single’.