Telegrafi

Zbulohen nga NASA tri planetë të rinj, njëra prej të cilëve shumë i ngjashëm me Tokën

Shkencëtarët në NASA e kanë gjetur një sistem të ri planetar në sistemin tonë diellor, duke shfrytëzuar teknologjinë e avancuar të Exaplane Survey Satellite.

Planeti që është quajtur TOI-270, ka është shumë i ngjashëm me Tokën, ndërsa dy të tjerë tjerë, janë më të vegjël dhe të ftohtë, transmeton Telegrafi. Të tria, ndodhet në orbitën e një ylli, që është 73 vite drite larg planetit tonë.

MIT News raporton se ky planet ka temperaturë mesatare sikur në Tokë, si dhe një pjesë shkëmbore, që e bënë përafërsisht të ngjashëm me planetin tonë.

Derisa dy të tjerët, janë të ngjashëm me Neptunin, pasi kanë temperaturë konstante shumë më të ftohtë, por janë sa gjysma e planetit gjigant të akullt.

Studiuesit që e zbuluan ekzistencën e këtyre planetëve, kanë thënë se është një Disneyland për entuziastët, që gjithnjë janë në kërkim të një bote, që ndodhet diku tjetër.

Astronautët e kanë dhënë alarmin për herë të parë për këtë sistem planetar, i cili u lokalizua vitin e kaluar, ndërsa tani u zyrtarizua ekzistenca tij. /Telegrafi/