Kombëtarja e Kosovës shihet si jo-favorite ndaj Islandës në ndeshjen ‘play-off’ për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Sot (e premte), në Nyon të Zvicrës, është hedhur shorti për ndeshjet ‘play-off’, ku Kosova do të ndeshet me Islandën, në ndeshjet që do të luhen më 20 dhe 23 mars 2025.
Por, kush është favorit në këtë ndeshje dhe në tri ndeshjet tjera për promovim në Ligën B apo rënie në Ligën C.
Football Meets Data apo platforma për statistikat e aplikuara të futbollit ka publikuar shanset e secilës nga tetë kombëtaret për të kaluar në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Sipas Football Meets Data, Kosova shihet si jo-favorite në ndeshjen ndaj Islandës, me 47 për qind shanse, kundrejt 53 për qind të ishullorëve nordik.
To qualify for UNL League B:
83% 🇬🇪 Georgia
67% 🇮🇪 Ireland
54% 🇸🇮 Slovenia
53% 🇮🇸 Iceland
47% 🇽🇰 Kosovo
46% 🇸🇰 Slovakia
33% 🇧🇬 Bulgaria
17% 🇦🇲 Armenia— Football Meets Data (@fmeetsdata) November 22, 2024
Kombëtarja me më së shumti gjasa për të kaluar në Ligën B është ajo e Gjeorgjisë, ndërsa me më pak gjasa Armenia me 17 për qind.
Në dy ndeshjet tjera, Irlanda ka 67% shanse, kundrejt Bullgarisë me 33% dhe Sllovenia shihet si favoritet me 54% mundësi për dallim nga Sllovakia me 46% shanse. /Telegrafi/