Janë konfirmuar tashmë katër përballjet në çerekfinalet e Ligës së Kombeve, të cilat do të luhen gjatë pushimit të ardhshëm ndërkombëtar.
Në Nyon të Zvicrës, nga ora 12:00, është hedhur shorti për të gjitha promovimet/eliminimet për ‘play-off’-et e Ligës së Kombeve për sezonin 2024/25.
Kosova është zgjedhur të ndeshet me Islandën në ndeshjen ‘play-off’ për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve, ku ndeshja e parë do të luhet në Prishtinë më 20 mars 2025, ndërsa e kthimit në Reikjavik më 23 mars.
Megjithatë, interesim të madh ka pasur edhe për ndeshjet çerekfinale të Ligës A, ku do të kemi katër super ndeshje me tetë kombëtare që synojnë ta fitojnë këtë edicion trofeun e Ligës së Kombeve.
Vendet e para: Portugalia, Franca, Gjermani dhe Spanja ishin në njëra anë dhe mësuan kundërshtarët nga vendet e dyta si Kroacia, Italia, Holanda dhe Danimarka.
Çiftet çerekfinale të Ligës së Kombeve
Holandë – Spanjë
Kroaci – Francë
Danimarkë – Portugali
Itali – Gjermani
The quarter-final ties 🍿
🇳🇱🆚🇪🇸
🇭🇷🆚🇫🇷
🇩🇰🆚🇵🇹
🇮🇹🆚🇩🇪#NationsLeague pic.twitter.com/yaBEGt1r0w— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) November 22, 2024
Kur janë çerekfinalet e Ligës së Kombeve?
Ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kombeve janë planifikuar të zhvillohen gjatë pushimit të ardhshëm ndërkombëtar, në mars 2025.
Konkretisht, çerekfinalet me dy ndeshje do të zhvillohen të enjten më 20 mars dhe të dielën më 23 mars 2025.
The path to Nations League glory in 2025 🏆#NationsLeague pic.twitter.com/6hU4MaNt6g
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) November 22, 2024
Kur janë gjysmëfinalet?
Çerekfinalistët fitues do të kalojnë në një ‘mini-turne’ në fund të sezonit 2024-25.
Gjysmëfinalet me një ndeshje do të zhvillohen më 4 dhe 5 qershor, ndërsa finalet do të zhvillohen të dielën më 8 qershor 2025.
Vendi pritës për turneun final ende nuk është konfirmuar.
/Telegrafi/