Bayern Munich ka një opsion për të ri-nënshkruar sulmuesin e Bolognas, Joshua Zirkzee në verë dhe mund të marrë 50 për qind nga çdo shitje e ardhshme e yllit holandez.
Zirkzee është ndoshta lojtari më befasues i Serie A në pjesën e parë të sezonit 2023/24, pasi 22-vjeçari ka kontribuar në 12 gola të Bolognas deri më tani, duke shënuar shtatë herë në 16 paraqitje në Serie A.
Ai frymëzoi kualifikimin e Bolognas në çerekfinalet e Kupës së Italisë të mërkurën mbrëma me dy asistime mbresëlënëse kundër Interit në Stadio Giuseppe Meazza.
Zirkzee iu bashkua Bolognas nga Bayern Munich në vitin 2022, duke nënshkruar një kontratë deri në qershor 2026.
Megjithatë, sipas La Gazzetta dello Sport dhe ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Bayerni ka një klauzolë për të ri-nënshkruar sulmuesin holandez në verë.
Gazzetta dello Sport pretendon se Bavarezët duhet të paguajnë 40 milionë euro për të rikthyer Zirkzee në Allianz Arena. E njëjta klauzolë besohet të jetë e vlefshme për çdo klub tjetër që dëshiron të nënshkruajë me 22-vjeçarin.
🌟🇳🇱 Joshua Zirkzee has now 12 goal contributions this season at Bologna — with two more magic assists vs Inter at San Siro tonight.
…but also an incredible amount of skills, numbers and decisive touches. Top talent who’s still 22.
🔴 Bayern still have buy-back clause for him. pic.twitter.com/J15HQ9KbEu
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 20, 2023
Bologna pagoi vetëm 8 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij një vit më parë.
Megjithatë, Bayern do të marrë gjithashtu 50% nga çdo shitje e ardhshme në një klub tjetër, kështu që nëse Zirkzee largohet për 40 milionë euro, bavarezët do të fitojnë gjysmën e shumës. /Telegrafi/