Ikona e kinemasë amerikane, Marilyn Monroe duket se ka ruajtur mjaft sekrete.
Së fundmi janë publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, të cilat janë bërë kur ajo ishte shtatëzënë dhe nuk ishin publikuar gjerë më sot.
Shkrepjet u bënë në 8 korrik të 1960 dhe Marlyn ishte 34 vjeçe, jashtë “Fox Studios” në New York, pasi Monroe kishte bërë përgatitjet e fundit për filmin “The Misfits”.
Në fotografitë e publikuara vërehej qartë barku i rrumbullakosur i Marilyn, teksa këto foto ishin realizuar nga mikesha e saj e ngushtë, Frieda Hull, e cila zbuloi se ylli amerikan i kishte thënë se babai i fëmijës së saj ishte Yves Montand dhe jo i shoqi, Arthur Miller.
DailyMail ka publikuar sot (e mërkurë) këto fotografi, të cilat e tregojnë shtatzaninë e fshehur të ikonës së Hollywood-it. /Telegrafi/