Ndërhyrjeve kirurgjike estetike nuk ka mundur t’u ikë as modelja Zeneli, e cila pak muaj më parë deklaroi se ka fryrë vetëm buzën lart, por që në fakt nuk është aspak e vërtetë.
Fitimi i titullit si më e bukura e diasporës ishte hapi i parë kur Vildanja filloi të njihet në publikun shqiptar. Por kur shikon fotot kur ajo fitoi këtë çmim, duket vërtet natyrale dhe jo tërheqëse siç është tani.
Vicky e di mirë që “loja” në të cilën është futur kërkon investim edhe në pamje, kështu që qëndrimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës asaj ia ka bërë më të lehtë këtë.
Me ndihmën e kirurgëve, ajo ka mollëza më të theksuara, vetulla më të larta, hundë më të vogël dhe më të rregulluar, si dhe buzë më mishtore. Të gjitha këto ndërhyrje në fytyrë.
E kur jemi te vithet, gjithashtu përflitet se i ka të mbushura, ndërsa për gjoks të madh, e gjithë kjo sakrificë për t’u dukur më e bukura dhe më e mira, Vildanës i ka kushtuar kohë, por edhe mjaft para.
E duket se të gjitha këto i ka bërë për të realizuar synimin e saj për të pushtuar industrinë e modës në USA. Në fakt, ia ka dalë mrekullisht! /Panorama/Telegrafi/