Barcelona ka humbur edhe El Clasicon e dytë këtë edicion, pasi është mposthur nga Real Madridi me rezultat 2-1.
Pas ndeshjes skuadra mysafire u ankua në gjyqtarin kryesor, ku pretenduan për një penallti, derisa ankesa patën edhe për kohën shtesë ku u referuan vetëm katër minuta.
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique nuk luajti në këtë takim, por ai pas ndeshjes zbriti në fushë për tu ankuar tek gjyqtari kryesor.
“Është e tmerrshme, katër minuta …”, ishte ankesa e Piques ndaj gjyqtarit Gil Manzano.
Por përshëndetje e Pique me mesfushorin kroat të Real Madrid, Luka Modric është bërë virale në rrjet.
Pasi e përshëndeti, kroati i tha mbrojtësit se tani është koha për tu ankuar.
“Tani është koha që të ankoheni apo jo”, ishin fjalët e Modric që e lanë të shtangur qendërmbrojtësin shtatlartë. /Telegrafi/
https://youtu.be/3tWO0MAD2zg