Telegrafi

Zbulohen fjalët që Xavi ia tha Carvajalit gjatë tensionit mes tyre në El Clasico

Momentet e tensionit të madh të El Clasicos të së enjtes mbrëma i përfshin edhe trajnerin e Barcelonës, Xavi dhe mbrojtësin e Real Madridit, Dani Cavajal.

Në pjesën e parë, Vinicius dhe De Jong u futën në një duel nmundjeje ‘greko-romake’ dhe në të dytën, Xavi dhe Carvajal patën një përballje dialektike që përfundoi me gjyqtarin që qortoi trajnerin e Barcelonës.

Gjithçka nisi me një përplasje mes Alex Balde dhe Carvajal në të cilën vendosi të merrte pjesë edhe trajneri i Barcelonës.

“Ti je i zgjuar”, i tha fillimisht me ironi trajneri i Barçës, siç e kapen kamerat në fushë dhe më pas e quajti “budalla” deri në dy herë.

“Budalla, ti je një budalla”, këmbënguli Xavi, ndërsa bënte gjestin me duar për të vazhduar të fliste.

Trajnerit të Barçës i është përgjigjur edhe Carvajal, por kamerat nuk e kanë kapur atë që i ka thënë mbrojtësi i Real Madridit.

Gjyqtari Munuera Montero e këshilloi Xavin dhe i kërkoi të qetësohej për pjesën tjetër të ndeshjes, megjithëse trajneri do të protestonte me zemërim ndaj gjyqtarit të katërt në momentet e fundit të ndeshjes, kur gjyqtari kryesor shtoi një minutë shtesë pasi kishte dhënë pesë minuta në fillim. /Telegrafi/