Telegrafi

Zbulohen fjalët që Pique ia tha Viniciusit gjatë përplasjes së tyre

El Clasico i 180 në La Liga i ka takuar Real Madridit që ka marrë fitore të pastër 2-0 ndaj Barcelonës.

Vinicius JR dhe Mariano Diaz ishin dy autorët e golave për Los Blancos në 20 minutat e fundit të ndeshjes.

Një rast shumë i dyshimtë ka ndodhur në minutën e 57-të, kur Gerard Pique pengoi në zonë brazilianin Vinicius që pretendonte për një penallti, por gjyqtari kryesor nuk mendoi njëjtë.

Dy lojtarët pas këtij rasti filluan të konfrontohen, teksa mediat spanjolle kanë zbuluar edhe fjalët që Pique ia tha brazilianit.

“A jeni i çmendur apo cili është problemi i yt? A je i çmendur”, shpërtheu Pique ndaj Viniciusit që kërkoi penallti.

Dy lojtarët vazhduan konfrontimin, derisa Pique i tha se nuk e preku fare.

“Unë nuk ju kam prekur, nuk ju preka fare”, përfundoi qendërmbrojtësi spanjoll.

Gjithsesi në fund Vinicius doli fitues, pasi shënoi gol dhe skuadra e tij mori tri pikë që e dërgojnë Realin në pozitën e parë në tabelë. /Telegrafi/