Site icon Telegrafi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Pozicioni i Xavi Hernandezit si trajner i Barcelonës ka qenë gjithnjë e më i paqëndrueshëm në ditët e fundit. Joan Laporta është i zemëruar me 44-vjeçarin për komentet që ai bëri në një konferencë të fundit për shtyp, dhe kjo mund të çojë në një shkarkim, pavarësisht se ai njoftoi vendimin e tij për të mos u larguar në fund të sezonit vetëm disa javë më parë.

Në 24-28 orët e fundit, raportet janë thyer mes palëve dhe një tjetër arsye është për lojtarët që ndjehen të “keqtrajtuar” nga Xavi.

Gazeta Mundo Deportivo tani ka zbuluar emrat e pesë lojtarëve që janë ankuar për këtë.

Lexo po ashtu “Situata e tensionuar”, Fabrizio Romano zbulon dy arsyet pse Barcelona dëshiron të shkarkojë Xavin

I pari, çuditërisht, është Vitor Roque, e ardhmja e të cilit në Barcelonë nuk duket aspak e sigurt, vetëm katër muaj pasi ai erdhi nga Athletico Paranaense.

Robert Lewandowski është gjithashtu i pakënaqur me Xavin, veçanërisht me zëvendësimin e tij të rregullt dhe me të fundit kundër Almerias të enjten, ku polaku dukej dukshëm i irrituar nga vendimi.

Raphinha është gjithashtu i mërzitur nga situata e tij, e cila përfshin qëndrimin në stol për ndeshjet kryesore dhe zëvendësimin e hershem, pavarësisht formës së tij mbresëlënëse të kohëve të fundit.

 

Joao Felix është gjithashtu i pakënaqur për trajtimin e tij nga menaxheri i Barcelonës, i cili ka startuar me atë vetëm në një ndeshje në dy muajt e fundit (kundër Cadiz, një ndeshje në të cilën ai shënoi golin e vetëm).

Lojtari i fundit është Ronald Araujo, i cili ka pasur mosmarrëveshje me Xavin në privatësi, edhe pse subjekti i tyre nuk dihet.

Të gjitha shenjat tregojnë se Xavi do të lirohet nga detyrat e tij në javët në vijim dhe bisedimet e përballjes mes tij dhe Laportës pritet të zhvillohen së shpejti. Kjo situatë e jashtëzakonshme në Barcelonë gjatë 72 orëve të fundit do të jetë ajo për t’u mbajtur në sy. /Telegrafi/

Exit mobile version