Site icon Telegrafi

Zbulohen dy banorët e rinj që do të futen në Big Brother VIP Kosova

Foto-kolazh: Endrit Dallaveraj/Telegrafi

Edicioni i dytë i spektaklit Big Brother VIP Kosova po zgjon gjithnjë e më tepër interesim te publiku.

Plot 20 banorë vazhdojnë të jenë brenda shtëpisë më të famshme në shtëpi, teksa njëri prej tyre do të largohet këtë të premte.

Gjashtë të nominuarit e kësaj jave të cilët janë: Meti Alshiqi, Ylli Dërvishi (Buci), Ledi Vokshi, Linda Halimi, Gani Gërmia, Santiana Maloku dhe Monika Salihu, janë në votim për të preferuarin dhe ai që do të marrë më pak vota, do të eliminohet.

Lexo po ashtu Monika Salihu e ashpër me Gani Gërminë: A do të bëhesh burrë ndonjëherë?

Ndërkohë, teksa banorët eliminohen javë pas jave nga gara, në shtëpi pritet të ketë hyrje të reja.

Telegrafi ka mësuar nga burime pranë produksionit se dy emrat e rinj që pritet të futen janë dyshja Ard Gashi dhe Mirdon Pacolli.

Mirdon Pacolli dhe Ard Gashi (Foto: Instagram)

Ard Gashi është një këngëtar i ri, i cili ka disa projekte muzikore të publikuar dhe mjaft të pëlqyera nga publiku.

Ndërsa Mirdoni është gjithashtu muzikant, i cili është pjesë e pandashme e Ardit në paraqitjet e tij dhe njëherësh moderator i emisionit “Drive on D”.

Mirdon Pacolli dhe Ard Gashi (Foto: Instagram)

Sipas burimeve, ata pritet të futen si një konkurrent i vetëm pasi të dy kanë qenë të pandashëm përgjatë karrierës së tyre në muzikë dhe radio. /Telegrafi/


Exit mobile version