Filmi “5 Herë jo” pati premierën absolute më 12 dhjetor në Shqipëri.
Projekti, me protagonistë kryesorë Bora Zemanin dhe Donald Veshajn, u prit mjaft mirë nga publiku.
Kasti i aktorëve kanë qenë tashmë në disa vende për të prezantuar punën e tyre dhe gjithë atë që u bë për muaj me radhë.
Së fundmi, Donaldi ka ndarë disa pjesë nga prapaskenat e filmit, për të cilat thotë se janë larguar nga filmi.
“Skena që është heq nga filmi”, u shpreh ai.
Në një pjesë tjetër ndërkohë shihet prezantuesi duke bërë një vallëzim me Borën nën tingujt e këngës së Semi Jaupajt.
“Semi Jaupaj është tek kjo skenë që është heq dhe unë dua që ju ta shikoni sepse është shumë e bukur. Po si?”, tha mes tjerash ai.
Në premierë mes tjerash, Veshaj i bëri një propozim të dashurës së tij,gjë për të cilën u befasua dhe nuk e priste fare. /Telegrafi/