Ousmane Dembele vendosi të rinovojë kontratën e tij me Barcelonën e cila skadoi në këtë verë.
Shumë skuadra të mëdha ishin vënë pas francezit, por me insistimin e trajnerit Xavi Hernandez, Dembele vendosi të qëndroj në Camp Nou.
Megjithatë anësori francez vazhdoi bashkëpunimin vetëm për dy vite me Barcelonën dhe tani ka kontratë me katalunasit deri në verën e vitit 2024.
Por ka qenë prestigjiozja franceze, L’Equipe që ka zbuluar detaje të kontratës së Dembeles me Barcelonën.
Përkundër rinovimit të kontratës, sulmuesi anësorë nuk mori asnjë bonus për nënshkrimin e kontratës së re që ndodh zakonisht tek një futbollist i lirë.
Por L’Equipe ka zbuluar një detaj shumë interesant me klauzolën që ka futbollisti.
Klauzola e Dembeles për largimin nga Camp Nou është vetëm 50 milionë euro, një shumë jashtëzakonisht e ulët duke marrë parasysh cilësitë që ka anësori.
Por nëse Dembele vendos të largohet në verën e vitit 2023, atëherë gjysma e parave të shumës së 50 milionë eurove do t’i shkonin atij dhe 25 milionë euro të tjera do t’i fitonte Barcelona.
25-vjeçari është në formë të jashtëzakonshme këtë vit me Barcelonën duke shënuar dy gola e duke asistuar në katër të tjerë. /Telegrafi/