Telegrafi

Zbulohen detajet e kontratës që Antoine Griezmann kishte me Barcelonën

Greizmann (Foto: Barcelona)

Njerëzit nuk duhet të habitem që Antoine Griezmann ishte një nga lojtarët më të paguar në botën e futbollit, pasi ai është një fitues i Kupës së Botës dhe ishte një kandidat i përhershëm për “Topin e Artë”, por deri më tani askush nuk e dinte sa shumë kishte fituar në sezon me Barcelonën.

Detajet e kontratës së tij me klubin nga “Camp Nou” janë zbuluar, pak ditë pas huazimit të francezit në Atletico Madrid.

Sipas gazetës katalunase SPORT, klubi ka paguar për transferimin e tij 120 milionë euro, ndërsa paga e tij gjatë pesë sezoneve që ai i kishte në kontratë ishte në total 95 milionë euro pa taksa.

Greizmann (Foto: Barcelona)

Kur ndahet në pesë vite, i bie që paga e tij ishte 17 milionë euro si pagë vjetore bazë, me rritje për nga një milion në vit, ku në fund të kontratës do të merrte 21 milionë euro.

Gjithmonë sipas SPORT, që posedon dokumente nga kontrata, lojtari kishte shumë pagesa me bonuse, që lidheshin se sa ndeshje do të luante Griezmann, ose sa trofe të caktuar fitonte, ku këto klauzola do të rrisnin ndjeshëm pagën e tij.

Greizmann (Foto: Barcelona)

Francezi ka kompletuar së fundmi kalimin te Atletico Madridi, si huazim për dy vite. /Telegrafi/