Site icon Telegrafi

Zbulohen detaje të propozimit të ri të Hamasit për armëpushim me Izraelin

Hamasi ka paraqitur një propozim për armëpushim që do të përfshinte lirimin e pengjeve izraelitë në këmbim të të burgosurve palestinezë.

Sipas propozimit, të parë nga Reuters, në fazën e parë do të liroheshin gratë, fëmijët, të moshuarit dhe pengjet e sëmurë në këmbim të 700 deri në 1000 të burgosurve palestinezë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Rreth 100 nga të burgosurit që mbahen në Izrael po vuajnë dënimin e përjetshëm.

Faza fillestare do të përfshinte gjithashtu lirimin e “rekruteve femra” izraelite.

Grupi militant ka propozuar marrëveshjen për një datë për një armëpushim të përhershëm, si dhe për tërheqjen e trupave izraelite nga Gaza, pas shkëmbimit të pengjeve dhe të burgosurve të parë.

Robërit e mbetur nga të dyja palët do të liroheshin në fazën e dytë.

Por zyra e Benjamin Netanyahut tha se pozicioni i ri i Hamasit bazohej në “kërkesa jorealiste”.

Ndërkohë ishte raportuar se Hamasi pretendoi se kishte paraqitur një “vizion gjithëpërfshirës” të një marrëveshjeje armëpushimi për ndërmjetësuesit, bazuar në ofrimin e ndihmës, kthimin e palestinezëve të zhvendosur, tërheqjen e forcave izraelite dhe një “shkëmbim të të burgosurve”. /Telegrafi/

Exit mobile version