Porsche Panamera Turbo 2017 është spiunuar gjatë testimeve afër modelit standard.
Modeli i ri ka treguar dizajnin me disa ngjashmëri me paraardhësin, por që tani duket shumë më atraktiv. Panamera Turbo ka dizajn sportiv dhe muskulor.
Sipas raportimeve të fundit modeli i vitit 2017 do të vijë i krijuar në platformën MSB që përdor alumin, hekur të fortë dhe përbërës tjerë të lehtë.
Sa i përket motorit, priten disa versione. Modeli më i “dobët” pritet të jetë V6, ai i mesëm V8, ndërsa modeli Turbo do të ketë motor 4.0-litërsh V8.
Kompania po ashtu pritet të ofrojë versionin hibrid.