Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte së fundmi ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
Siç bën të ditur vetë NATO, Rutte falënderoi presidentin për angazhimin e tij për një aleancë të fortë dhe paqe në Ukrainë.
Presidenti dhe Sekretari i Përgjithshëm diskutuan nevojën kritike që një zgjidhje për Ukrainën të jetë e qëndrueshme, përcjell Telegrafi.
Ata njohën mbrojtjen e guximshme të Ukrainës që nga fillimi i agresionit rus në 2022, mbrojtje kjo që u mundësua edhe nga ndihma e SHBA-së dhe aleatëve të saj, duke filluar me raketat antitank Javelin të ofruara në administratën e parë Trump.
Raportohet se Rutte dhe Trump ranë dakord për rëndësinë e rritjes së konsiderueshme të shpenzimeve të mbrojtjes dhe kapaciteteve industriale të mbrojtjes nga Evropa dhe Kanada, të cilat do të shfaqen dukshëm në Samitin e NATO-s në Hagë në qershor.
Ndryshe, dyshja ranë dakord edhe të qëndronin në kontakt të ngushtë dhe të takoheshin së shpejti. /Telegrafi/