Real Madrid është duke planifikuar skuadrën, kur Luka Modric dhe Toni Kroos do të largohen.
Mbretërit do të krijojnë një mesfushë të re që do ta mbajë klubin në krye të futbollit evropian.
Jude Bellingham nga Borussia Dortmund, Florian Wirtz nga Bayer Leverkusen dhe Enzo Fernandez nga Benfica janë emrat që Real Muadrid mund të sjellë verën e ardhshme.
Por në ditët e fundit është përfolur edhe për Moises Caicedo, 21-vjeçarin e Ekuadorit që luan në klubin e Ligës Premier, Brighton.
Thuhet se Real Madridi nuk është i vetmi klub që e ndjek, pasi në garë janë edhe Liverpool, Manchester United dhe Chelsea.
Caicedo, shihet si lojtari kyç i Ekuadorit në Botërorin e Katarit.
Real Madrid 'considering £68m move for Moises Caicedo' as a replacement for Luka Modric https://t.co/Y2Tui51spz
— Mail Sport (@MailSport) November 2, 2022
Ai shquhet për forcën fizike, cilësinë teknike, shpejtësinë dhe aftësinë për t’u përshtatur në role të ndryshme. /Telegrafi/