Site icon Telegrafi

Zbulimi i naftës dhe gazit në Shpirag, Rama: Cilësia me e lartë në botë, na kthen në fuqi ekonomike

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se kompania holandeze “SHELL” po bën të gjithë testet lidhur me sasinë e madhe të gazit dhe nafës të zbuluar në zonën e Shpiragut në Berat.

Gjatë fjalimit të tij në takimin me dhomat e biznesit, Rama se nëse arrihet të komericalizohet nafta e zbuluar e cila siç tha është e një cilësie shumë të lartë, Shqipëria do të kthehet në një fuqi të rëndësishme ekonomike në rajon.

Lexo po ashtu Rama: Po mendojmë të ndërtojmë rafineri të re për përpunimin e naftës

“Është cilësia më e lartë në botë, super e lehtë. Problemi është te komercializmi i saj se është shumë thellë. SHELL po teston nëse ka sasinë e mjaftueshme për të justifikuar investimin. Bëhet fjalë për të ardhura që ndryshojnë fuqinë ekonomike të Shqipërisë. Por kjo është një ëndërr e bukur për momentin se nuk mund ta themi me siguri se mund ta komercializojmë naftën shqiptare”, tha Rama. /Telegrafi/

 

Exit mobile version