Site icon Telegrafi

Zbulimi i interesant i drenicasit që nuk merret seriozisht nga Ministria e Energjisë (Video)

Me disa copëza pasqyre e një rreth të metalit në formë konkave, ai mund të bëjë shumëçka.

Avdullah Mëziu nga Morina e Skenderajt, që studioi për Informatikë Inxhinierike dhe Fizikë, ka bërë një zbulim interesant për ngrohje me energji solare.

Ai thotë se ka arritur që me shpikjen e tij të ndez një copë druri në temperaturën -19 gradë Celsius. Këtë e ka të dokumentuar edhe përmes videove.

Sipas tij, kjo pajisje mund të prodhojë energji deri në 600 Watt.

Ai pohon se ka shkuar në Ministrinë e Energjisë për t’ua treguar zbulimin e tij, por se askush nuk e mori seriozisht.

Teksa kërkon mbështetje, fizikani nga Skenderaj thotë se kjo pajisje do t’i ulte shpenzimet e qytetarëve dhe do ta mbronte ambientin, ndërsa është pjesë e përpjekjeve botërore për rritjen e përdorimit të energjisë së ripërtëritshme. /Klan Kosova/

Exit mobile version