Site icon Telegrafi

Zbulimi i detajeve të kontratës nuk e bind Messin të qëndrojë te Barcelona

Mediumi spanjoll El Mundo ka zbuluar detaje nga mega kontrata e Lionel Messit te Barcelona, që shokoi të gjithë.

Kontrata e tij e mbanë argjentinasin deri në verën e këtij viti, derisa fiton në total 555 milionë euro.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë nuk ka zbuluar asgjë rreth fitimeve të tij në asnjë kontratë që ka nënshkruar.

Por, ai lidhet tani me një largim nga Blaugranasit dhe zbulimi i detajeve të kontratës së tij nuk ndryshon asgjë në qëndrimin e tij.

Messi thuhet se ka vendosur të largohet dhe lidhet me një kalim te Paris Saint-Germain ose te Manchester City.

Lexo po ashtu Font reagon për ‘mega kontratën’ e Messit: Ai ka marrë çdo euro të fundit

Lojtari 33-vjeçar nuk është i lumtur në Camp Nou dhe një gjë e tillë ishte shfaqur edhe në verën e kaluar, kur kishte dorëzuar letrën për largim.

Argjentinasi ishte bindur nga familja e tij që të vazhdonte të qëndronte edhe më tej në skuadër, mirëpo vera e këtij viti do të jetë shumë interesante. /Telegrafi/

Exit mobile version