Site icon Telegrafi

Zbulimet më të pabesueshme në oborrin e shtëpisë (Foto)

Nuk besojmë se ka ndonjë njëri që nuk do të dëshironte të gjente papritur një thesar të fshehur apo të bënte një zbulim të rëndësishëm arkeologjik.

Por ka nga ata që janë realisht shumë me fat, pasi nuk u është nevojitur as të largohen shumë nga banesat e tyre, duke gjetur “thesare” të ndryshëm pak metra nga pragu i derës.

Ja disa histori të vërteta të njerëzve që kanë bërë zbulime të jashtëzakonshme në oborrin e shtëpisë së tyre.

Mbetjet e një dinozauri – Në vitin 1997, John Lambert nga Ipswich, teksa gërmonte goditi një kockë të madhe, e cila doli se ishte kocka e një pliosaurus – një gjarpër gjigant deti që kishte banuar tokën 60-250 milionë vjet më parë.
Një nga thesaret më të mëdhenj në histori – Në 2013-ën, një çift zbuloi një thesar të fshehur në oborrin e tyre. Ata panë një kuti të ndryshkur që dilte nga toka dhe gjetën brenda saj monedha ari që i përkisnin viteve 1847-1894.
Një çantë me marijuanë që vlente 175 mijë dollarë -Në dhjetor 2012, Mack Reed, nga Los Angeles vendosi të instalonte panele diellore. Kur hapi bodrumin, ai zbuloi një çantë plot me marijuanë, vlera e së cilës ishte rreth 175 mijë dollarë.
Eshtrat 1000-vjeçare të indianit – Një 14-vjeçar, në SHBA, bëri një zbulim të çuditshëm në 2014-ën. Ai po hapte një gropë në kopshti kur gjeti disa kocka. Analizat zbuluan se ishin eshtrat e një indiani të Amerikës që kishte jetuar 1000 vjet më parë.
Një tunel për në Piramidën e Keopsit – Një nga banorët e fshatit El Haraneya, që ndodhet pranë pllajës së piramidave legjendare të Egjiptit ishte duke gërmuar në kopshtin e tij kur ra në gjurmët e një tuneli misterioz.
Një bunker anti-bërthamor në gjendje të shkëlqyer – Kur Chris dhe Colleen Otcasek blenë shtëpinë në Kaliforni, ishin në dijeni për ekzistencën bunkerit anti-bërthamor në kopsht. Por menduan se pas 50 vjetësh s’do kishte mbetur asgjë, por gaboheshin.
6 Meteorë – Besoj se jeni dakord me faktin se shanset që një meteor të bjerë në oborrin e shtëpisë suaj janë shumë të vogla. Epo serbi Radivoje Lajic ishte aq me ose pa fat, sa 6 prej tyre të binin pothuajse mbi çatinë e tij.
Një thesar mesjetar – Në vitin 2007, Andreas K., nga Austria gjeti një thesar të tërë në kopshtin e tij; rreth 200 bizhuteri. Kur ekspertët i ekzaminuam, vlerësuan se ato ishin të paktën 650-vjeçare. Andreas e dhuroi të gjithë thesarin për muzeun.
Guaska gjigante e një armadili prehistorik – Jose Antonio Nievas, nga Argjentina gjeti një vezë gjigante dinozauri, siç e quajti, pranë fermës së tij. Por nga ekzaminimi doli se ajo ishte në fakt guaska e një glyptodon – një armadil prehistorik.
Një “Ferrari” – Në vitin 1987, dy fëmijë ishin duke gërmuar në oborrin e shtëpisë së tyre në Los Angeles, kur papritur ‘ngecën’ në një Ferrari Dino 246 GTS. Kur policia e nxori makinën në sipërfaqe u konkludua se ishte e vjedhur. Ferrari u shit në ankand. /tch/
Exit mobile version