Site icon Telegrafi

ZBULIM REVOLUCIONAR: Definitivisht e dimë ÇKA e shkakton kancerin e gjirit!

Shkencëtarët konstatojnë që kjo është një kthesë e rëndësishme jo vetëm për hulumtimin e kancerit të gjirit, por edhe të kancerit në përgjithësi.

Rezultatet e hulumtimit të shkencëtarëve britanikë të botuara në revistën “Nature” janë vlerësuar si kthesë në studimin e kancerit të gjirit dhe mbështeten në njohuritë mbi mutacionet gjenetike, të cilat ndikojnë në shfaqjen e këtij lloj kanceri, transmeton Telegrafi.

Në studimin e bërë deri tani më të madh, shkencëtarët, duke u përpjekur të zbulojnë shkaktarët e shfaqjes së kësaj sëmundjeje, më parë janë detyruar që të kuptojnë se çka shkon në drejtim të gabuar në kodin tonë gjenetik që indet e shëndosha shndërrohen në kancer.

Informacioni i keq është që rreth 60 për qind e mutacioneve, të cilat i shkakton kanceri i gjirit, janë zbuluar vetëm në dhjetë gjene, mirëpo ekzistojnë edhe mutacione aq të rralla për terapinë e të cilave me siguri nuk do të ketë para.

E për të zbuluar se çfarë e shkaktonte këtë sëmundje, shkencëtarëve dhe studiuesve u është dashur të kuptojnë se çfarë shkon keq në ADN-në e një femre, që i kthen indet e shëndetshme në qeliza kanceroze.

Grupi ndërkombëtar i studiuesve mori në shqyrtim të 3 miliardë “shkronjat” e kodit gjenetik të njeriut, rrjedhimisht të gjithë gjurmët jetësore të tij, në 560 raste të tumorit të gjirit.

Ata arritën të zbulonin 93 komplete instruksionesh apo gjenesh, të cilat nëse pësojnë mutacion mund të shkaktojnë tumorin në fjalë.

Disa prej tyre ishin zbuluar edhe më parë, por shkencëtarët presin tashmë që kjo listë të jetë përfundimtarja, për të penguar kështu edhe mutacionet më të rralla. /Telegrafi/

Exit mobile version