Pas ndalesës së punimeve të nisura për rehabilitimin e zonës pranë Mozaikut të Tiranës, arkitekti Artan Shkreli lajmëron zbulime të reja arkeologjike.
Sipas Shkrelit, zbulimi i fundit është vazhdimi i strukturave ndërtimore të lokacionit arkeologjik paleokristian, i pa gërmuar prej 50 vjetësh.
Nga ana tjetër ende nuk cekur rëndësia e këtyre zbulimeve të ndodhura vetëm pak metra larg murit rrethues të Mozaikut.
Mozaiku i Tiranës është monument i vetëm arkeologjik në kryeqytet i zbuluar në vitin 1972. /Report TV/