Site icon Telegrafi

Zbret nga motoçikleta dhe fillon të shtie me revole mbi tre persona që ishin brenda veturës, policia britanike vihet në kërkim të sulmuesit

Ky është momenti rrëqethës kur një person i armatosur fillon të shtie mbi tre meshkuj që ishin brenda një veture në Liverpool të Anglisë.

Në anën tjetër policia është vënë në kërkim të sulmuesit që hapi zjarr mbi një veturë civile në Kirdale, ku si pasojë dy persona mbetën të mbuluar në gjak, transmeton Telegrafi.

Detektivët u njoftuan kur viktimat ikën dhe kërkuan ndihmë në spital, për shkak të plagëve të marra nga të shtënat.

E kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur dy persona të dyshuar shfaqen me një motoçikletë, dhe njëri prej tyre zbret dhe i afrohet viktimave – mbi të cilët fillon të shtie pandërprerë.

Pavarësisht të shtënave të vazhdueshme, viktimat arritën të dalin nga vetura dhe të largohet nga vendi i ngjarjes. Sipas mjekëve, pas intervenimit kirurgjik gjendja e tyre shëndetësore është stabilizuar.

Ndryshe pas analizimit të pamjeve policia është vënë në kërkim të dyshuarve, ndërsa deri më tani nuk dihen motivet e këtij sulmi të tmerrshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version