Prishtina bën pjesë në mesin e dhjetë komunave, të cilat prej sonte në 19:00 deri në orën 05:00 do të kenë kufizim në lëvizje.
Sheshet e kryeqytetit duken te zbrazura mbrëmjen e kësaj së premte një orë pas fillimit të orës policore, e njëjtë edhe rrugët në Prishtinë.
Kufizim të lëvizjes do të ketë deri nesër në orën 05:00 të mëngjesit.
Orar i njëjtë do të jetë edhe për kufizimin hyrje-daljeve brenda territorit të Prishtinës, meqë si komunë bën pjesë në zonën e kuqe me rrezikshmëri të lartë të përhapjes së Covid-19.