Telegrafi

Zbehen shpresat e Shqipërisë, ja rezultatet që na duhen

As sot Shqipëria nuk mori dhuratë nga Kombëtaret tjera.

Një fitore e Gjermanisë me rezultat të lartë dhe një barazim ose fitore e lehtë e Turqisë me një gol do t;i kishin dhënë shpresa Shqipërisë.

Por Gjermani fitoi 1-0, ndërsa Turqia 2-0.

Tashmë gjasat e Shqipërisë për të kaluar tutje janë minimizuar.  Më poshtë mund ta shihni se si duhet të mbyllen ndeshjet e grupeve E dhe F.

GRUPI E

Italia me 6 pikë luan me Irlandën e vendit të fundit dhe një fitore e ‘axurrëve’ ose një barazim do t’i vlente Shqipërisë për shkak se Irlanda ka vetëm një pike. Me interes është edhe ndeshja mes Belgjikës me 3 pikë dhe Suedisë me 1 pikë. Për Shqipërinë do të duhej një fitore e belgeve ose një barazim.

GRUPI F

Hungaria që ka 4 pikë përballet me Portugalinë me 2 pikë dhe për Shqipërinë rezultati më i mirë do të ishte fitorja e hungarezëve. Ndërsa në ndeshjen tjetër fitorja e Islandës ose Austrisë nuk do të ndikonte në ecurinë e Shqipërisë.