Telegrafi

Zbatohen rregullat e reja në Superkupën e Anglisë, Guardiola bëhet trajneri i parë që ndëshkohet me kartonë të verdhë

Pep Guardiola është ndëshkuar me kartonë të verdhë në ndeshjen finale të Superkupës së Anglisë ndaj Liverpoolit.

Gjyqtarët në Angli kanë filluar t’i zbatojnë rregullat e reja të vendosura nga FIFA para nisjes së sezonit të ri.

Njëra nga rregullat e reja është zbatuar sot (e diel) në finalen e Superkupës së Anglisë në mes të Manchester Cityt dhe Liverpoolit.

Lexo po ashtu Zyrtare: FIFA me dhjetë rregulla të reja në futboll

Bëhet fjalë për ndëshkimin e trajnerëve dhe lojtarëve të bankës rezervë me kartonë të verdhë ose të kuq.

Guardiola është ndëshkuar me kartonë të verdhë nga gjyqtari Martin Atkinson, duke u bërë trajneri i parë që ndëshkohet me rregulla të reja.

Ndëshkimi i spanjollit erdhi në minutën e 42-të të ndeshjes. /Telegrafi/